Një grek del nga Shqipëria me 45 mijë euro të padeklaruara, kapet në Portin e Sarandës

Një rast i mosdeklarimit të parave në kufi është goditur nga Policia Kufitare në PKK Port Sarandë. Një shtetas grek është proceduar penalisht pasi u kap duke tentuar të dilte nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, autoritetet konstatuan se shtetasi grek Grigorios Vlachopoulos, 70 vjeç, banues në Greqi, kishte në çantë 45 000 euro, të cilat po tentonte t’i nxirrte jashtë territorit shqiptar pa i deklaruar në kufi.

Në vijim të veprimeve procedurale, shuma e parave u sekuestrua, ndërsa materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit grek për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?