Një i moshuar gjendet i pajetë në Durrës

Një i moshuar rreth 70-vjeç është gjendur i pajetë sot në qytetin e Durrësit. Trupi i të moshuarit është identifikuar nga kalimtarë të rastit afër markatës së Durrësit.
Ata kanë lajmëruar policinë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar më pas në morgun e qytetit.

Fillimisht i moshuari u dërgua në urgjencën e spitalit të Durrësit, por mjekët nuk mundën t’i vijnë në ndihmë pasi kishte ndërruar jetë më herët. Dyshohet se ai mund të ketë pësuar një infarkt.

Duke qenë se viktima nuk është identifikuar ende, mjekët e morgut të Durrësit iu bëjnë apel të gjithë familjarëve që iu mungon një pjesëtar i familjes të paraqiten pranë morgut, për të njohur viktimën me qëllim tërheqjen e trupit.

SHKARKO APP