Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një kopsht i ri për fëmijët e Çorovodës

Aktualitet E martë, 29 Tetor 2019 13:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ngjyra, ngjyra, siç është dhe vet bota e fëmijëve. Kështu duket sot godina e Kopshtit nr. 1 në Çorovodë, e cila u rindërtua nga TAP-i, duke qenë se objekti i mëparshëm nuk përmbushte kushtet e nevojshme. Sot fëmijët kanë një kopsht me ngrohje qendrore, mobilim të ri dhe një kuzhinë të plotë. Oborri i tij është sistemuar dhe i janë shtuar lodra, që fëmijët të luajnë gjatë ditëve të bukura me diell. Godina ka dy kate e katër ambiente secili sipas grup moshave të ndryshme. Në të njëjtën godinë janë vendosur edhe dy grupet e çerdhes me fëmijë më të vegjël. Rreth 60 fëmijë të Çorovodës përfitojnë nga investimi prej 498,000 Euro, pjesë e programit të Investimit Social dhe Mjedisor të TAP-it.

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema dhe Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shoqëruan në mjediset e kopshtit të ri nga drejtoresha e këtij institucioni, Enerida Hoxha. Ata panë nga afër kushtet që u ofron godina e re më të vegjëlve të qytetit. “Faleminderit TAP-it për investimin dhe këtë dhuratë të bukur. Iu uroj fëmijëve që do të kenë fatin të jenë në këtë kopsht çdo të mirë. Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të sigurojmë investime të tilla për edukimin e fëmijëve, që janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Adriatik Mema, Kryetari i Bashkisë së Skraparit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas vizitës në mjediset e kopshtit të ri, Malfor Nuri, Menaxher i TAP-it për Shqipërinë, u shpreh: “Nuk e fsheh gëzimin tim teksa shikoj fëmijët e Çorovodës që luajnë në godinën e re. Më vjen mirë që kemi mundur të krijojmë kushte moderne për ta. Përmirësimi i jetesës së komuniteteve pranë gazsjellësit është njëherazi një objektiv dhe një dëshirë e TAP-it dhe për ta realizuar këtë ne po bëjmë një sërë investimesh sociale dhe mjedisore. Kopshti është një shembull i mirë i impaktit pozitiv të TAP-it në komunitet ku ai kalon.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zbatimi i projektit u menaxhua nga Abkons, kontraktor i TAP-it për investimet sociale dhe mjedisore, ndërsa përgjegjës për ndërtimin e kopshtit e rregullimin e mjediseve të jashtme ishte shoqëria Desaret shpk. Punimet kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në to janë punësuar afërsisht 70 persona.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Para 8 minutash
Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 16 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 43 minutash

Deri më sot, TAP-i ka investuar mbi 3 milion euro në rehabilitimin e 12 shkollave, kopshteve e çerdheve në Shqipëri. Rreth 5,000 fëmijë janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve. TAP-i mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe atë vendore.

Etiketat e lidhura

ÇorovodëMalfor Nuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 8 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 13 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 16 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 27 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.