Një mbrëmje e paharrueshme në lagjen “Qemal Stafa”, aty ku gjithçka nisi për Aulona Bylykbashin

Në vendin ku është rritur dhe është shkolluar, Aulona u rikthye me përulësi dhe krenari, për të takuar bashkëlagjeasit e saj, njerëzit që kanë qenë pjesë e historisë së jetës së saj. Në këtë takim të mbushur me emocione, ajo përsëriti një premtim të sinqertë: dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për çdo qytetar që më beson dhe më mbështet!
Me fjalë të thjeshta, por me zemër të madhe, Aulona theksoi se nuk do të jetë thjesht një zë në Kuvend, por një derë, një mikeshë, dhe një mbështetje për çdo banor të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Ajo premtoi punë të palodhur, përkushtim dhe një lidhje të fortë me njerëzit e thjeshtë.
“Unë kam qëndruar në Elbasan bashkë me dy fëmijët e mi, sepse e dua këtë qytet. Sepse dua që nesër, të gjithë fëmijët tanë të rriten në një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar, me mundësi për të gjithë,” tha Aulona mes duartrokitjeve të ngrohta.
Mbështetur fuqimisht nga vizioni dhe mbështetja e palëkundur e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi fton të gjithë qytetarët që më 11 maj të zgjedhin të ardhmen, të zgjedhin zhvillimin, të zgjedhin Europën!
Me besim, me dashuri për qytetin dhe me vendosmërinë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, rruga jonë vazhdon. Sepse bashkë jemi më të fortë!

SHKARKO APP