Një parti e re socialiste po del në skenën politike.A është Ben Blushi në këtë parti?

 

 

 Ka lëvizje të re politike brenda PS-së. Të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës dhe me reformat antipopullore, sipas tyre, një grupim jo i vogël brenda Asamblesë së PS-së, deputetë të grupit parlamentar socialist dhe disa ish-kryetarë e kryetarë të degëve të PS-së në rrethe po krijojnë një PS tjetër, ndryshe nga e Ramës. Kështu tregojnë burime të besueshme brenda këtij grupimi të majtë. Kanë skicuar emrat kryesorë që do të jenë në krye të partisë së re, zyrat në 61 bashkitë e vendit si dhe platformën e majtë, krejt ndryshe nga e kryeministrit Rama. Ata thonë se Rama po e shkatërron të majtën dhe se PS-ja e sotme nuk është PS-ja që duhet e që ka qenë në traditë.

Në janar 2016 do ta shpallin Partinë e re dhe mendojnë , sipas tyre, që në zgjedhjet parlamentare të marrin diku tek 200 mijë vota, çka sipas tyre nuk mund të bëjë qeverinë e re PS e Ramës, pa votat e tyre.

Grupimi i tyre i mbledhur  sot paradite, diku në Tiranë, kanë vendosur të dalin hapur si fillim në asamblenë e PS-së dhe më pas do të fillojnë në parlament me pesë deputetët që do të deklarohen hapur pro forcës së tyre politike e cila do të jetë në luftë të hapur kundër Berishës e së djathtës, porse nuk do të bëjnë asnjë aleancë me PS-në e Edi Ramës para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve nuk janë për Edi Ramën kryeministër.

Kanë gjetur edhe financimet për zyra, makina,etj që të fillojnë në janar në bazën e së majtës për t'i bindur se nuk qeveriset kështu e majta, por duhen politika më të majta e popullore e jo duke e shkatërruar vendin dhe të majtën, siç po bën dyshja Rama-Meta.

Pyetja mbetet nëse është Ben Blushi në këtë parti të re? Nuk ka përgjigje akoma!

SHKARKO APP