“Një tjetër akt barbar ndodhi pa bujë”/ Paloka denoncon: Pas Teatrit Kombëtar, u shemb edhe kisha më e vjetër në Durrës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, Edi Paloka akuzon qeverinë se ka shkatërruar një nga dy kishat më të vjetra atje.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe betonizimit të zonave arkeologjike në qytetin bregdetar, Paloka thotë se një tjetër akt ka ndodhur pa shumë bujë.

Sipas tij, shembja e objektit të kultit ka ndodhur me pretendimin se aty do të ndërtohen objektet për banorët e prekur nga tërmeti.

Reagimi i plotë:

Si babai i tij, Rama shkatrron nje nga dy kishat me te vjetra katolike te Durresit !

Kane bere buje deri tani shkatërrimi i Teatrit Kombetar dhe Stadiumit Kombetar ne Tirane apo mbulimi me betonin e Gjushit, te relikeve dhe objekteve arkeologjike ne Durres. Po monstra qe urren kulturen shqiptare dhe vete shqiptaret, nuk ndalet; nje tjeter akt barbar ka ndodhur pa shume buje e zhurrme ne Rrushkull, te bashkise Durres. Vetem dy muaj me pare eshte shkatrruar nje nga dy kishat me te vjetra katolike ne Durres me justifikimin se aty do te ndertohen shtepi per te demtuarit nga termeti. Nje akt i denje vetem per pinjollin e atij qe dikur shkatrronte me zell, kisha e xhamia ne gjithe vendin.

Shtepi per te demtuarit nga termeti , mund te ndertoheshin kudo, pa prekur kishen e vjeter te Rrushkullit ( e theksoj, e dyta me e vjeter ne Durres), po monstra, e keqja me e madhe qe i ka rene ketij vendi keto 30 vite, nuk mund te vepronte ndryshe!

Ta shporrim e te shpetojme nje here e mire nga ky mallkim e nga kjo e keqe me emrin Edvin Kristaq Rama!

SHKARKO APP