Një tjetër revistë franceze merr mesazh kërcënues; “Tani është radha juaj”

"Tani është radha juaj". Ky është mesazhi kërcënues që ka marrë e përjavshmja satirike franceze “Le Canard Enchainé” pas sulmit në Charlie Hebdo. Kjo u zbulua nga vetë revista, në numrin që pritet të dalë ditën e nesërme. Ndërkohë Prokuroria ka hapur një hetim dhe ka rritur sigurinë në redaksinë e revistës.

Revista javore, e cila këtë vit shënon një shekull që nga dita e parë që ka dalë në dritë, specifikon se ka marrë një mesazh që e ka zbulur në një shkrim të shkurtër duke treguar se, autorët e kërcënimeve ndaj redaktorëve të Canard premtojnë se do t’i vrasin me sëpatë.

Ndërkohë Rob Wainëright, drejtori i Europol, duke folur para një komisioni të Parlamentit britanik, paralajmëroi se, “ka 3 mijë deri në 5 mijë evropianë të cilët luftojnë në Lindjen e Mesme, që me t’u kthyer në shtëpi mund të kryejnë një sulm”. Sipas Wainëright, Evropa po përballet me kërcënimin më serioz terrorist që prej 11 shtatorit.

"Është e qartë kemi të bëjmë me një grup të madh të njerëzish, kryesisht të rinj, të cilët mund të kthehen në shtëpi dhe kanë potencial apo vullnetin dhe aftësinë për të kryer sulme terroriste si ato që pamë në Paris javën e kaluar", tha kreu i Europolit. Organizata e tij ka mbledhur tashmë emrat e 2500 xhihadistëve të dyshuar, të siguruara nga agjencitë e sigurisë së shteteve anëtare.

SHKARKO APP