Një tjetër skandal seksual me minorene trondit Buckingham Palace
Telashe të mëdha për Buckingham Palace. Një akuzë e vjetër për abuzime seksuale mbi një minorene amerikane që ishte harruar, ka përfshirë në të princin Andrew, Dukën e Yorkut dhe djali i tretë i mbretëreshës Elisabetta II. Sipas “The Guardian” një grua ka dëshmuar në një sallë gjyqi në Florida se është detyruar në mënyrë të vazhdueshme të kryejë marrëdhënie seksuale si “skllave seksuale” kur ajo ishte ende minorene (17 vjeç) në Londër, New York dhe ishujt privatë të Karaibeve nga bankieri amerikan Jeffrey Esptein. Ky i fundit, jo vetëm që akuzohet se ka kryer marrëvedhënie seksuale me gruan nga vitet 1999 dhe 2002, kur ajo nuk kishte mbushur ende 18 vjeç, por edhe që e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me Princin e Yorkut.
Historia
Kjo histori doli për herë të parë në revistën “Vanity Fair” në vitin 2011 dhe në atë kohë princi Andrew e përgënjeshtroi të kishte patur raporte seksuale me vajza të reja të servirura nga Epstein. Buckingham Palace nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet e fundit duke kujtuar se “nuk bën kurrë komente për çështje që janë në zhvillim”. Një tjetër emër i njohur është përfshirë në këtë çështje është ai i princit amerikan Alam Dershowitz, që e konsideroi akuzën e gruas si “komplet të montuar dhej falso”. Princi Andrew, tashmë 54 vjeçar, ish-pilot i “Royal Navy”, u përfshi edhe vite më parë në një histori të ngjashme rozë. Kjo për shkak të një historie dashurie që zgjati gati 18 muaj me aktoren e filmave me “drita të kuqe” Koo Stark në 1982 kur ai u kthye si hero nga lufta në Falkland.
KOHA JONË SONDAZH

