Noka zbulon skenarin e protestës së 22 marsit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tregon më shumë se çfarë do të ndodhi më 22 mars, ditë edhe kur selia blu ka thirrur një protestë kundër qeverisë ”Rama 4”.
“Ne duke qenë se kemi konstatuar prej kohësh problematikat dhe kemi atakuar prej kohësh Edi Ramën si faktorin kryesor destabilizues të vendit dhe fajtorin për të gjitha problematikat e Shqipërisë, ne kemi vendosur vetëm një rrugë: në autokraci apo regjime hibride, rruga e vetme është përballja dhe protesta. Nuk mund të flasësh për zgjedhje në autokraci elektorale.
Këtë nuk po e thotë më Sali Berisha, por po e thonë ndërkombëtarët. Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie dhe gjetja e një zgjidhjeje politike që të ketë dy prioritete: institucionalizimin e zgjedhjeve të lira dhe të zhbllokojë procesin e integrimit që e ka bllokuar Edi Rama. Opozita ka deklaruar që do të ketë maratonë protestash duke shtuar presionin e brendshëm, nga ana tjetër faktori i jashtëm që po ia ngushton lakun Edi Ramës”, shtoi Noka.
KOHA JONË SONDAZH

