Norman Atlantic, tjetër rrëfim nga të mbijetuarit shqiptarë: Pamë njerëz të vdisnin nga asfiksimi

 

Tre shqiptarë të mbijetuar, konfirmojnë për mediat italiane hipotezën e prokurorit për trupa në anije.

Një grua e re bashkë më vjehrrin dhe vjehrrën, të cilët po udhëtonin nga Greqia, ku edhe banonin, për në Ravena te disa të afërm, rrëfejnë tmerrin që kishin parë ato ditë në det të hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pamë njerëz të vdisnin nga asfiksimi”, rrëfen gruaja, “kur u mbyllën dyert kundër zjarrit shumë mbetën të bllokuar pas dhe nuk kaluan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bërtisnin dhe godisnin derën që ta rihapnim, por ishte e pamundur.

Pamë edhe një burrë të cilit iu shkëput litari teksa po ngrihej me helikopter, por nuk e dimë nëse mbijetoi kur ra apo jo”.

Edhe këto tre dëshmitarë pretendojnë se nuk janë ndihmuar nga ekuipazhi por janë lënë të sigurojnë vetë jelekët e shpëtimit.

Madje pretendojnë se kanë parë pjesëtarë të ekuipazhit të largohen me varkat e shpëtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?