Norman Atlantic, vdekja e dy marinarëve shqiptarë mund të ishte shmangur

Nëse komanda italiane do të ndërhynte, tragjedia e vdekjes së dy marinarëve shqiptarë, do të ishte shmangur.

Ata ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit ”Iliria” të cilët paraditën e 30 dhjetorit gjetën vdekjen teksa po përpiqeshin të rimorkionin tragetin.

Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve Hysni Arushi doli sot në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit dhe më pas rimorkimin e “Norman Atlantik”.

“Nëse komanda italiane do të ndërhynte që trageti pas braktisjes nga kapiteni të mbante me rimorkiatorë që i kishte vetëm 1 milje në distancë dhe në pritje dhe ishin 4 rimokiatorë, nuk ishte e nevojshme që ne të urdhëronim rimorkiatorët shqiptarë të përfshiheshin në këtë operacion” deklaroi kapiteni.

Duke iu përgjigjur akuzave të prokurorisë së Barit Arushi u përgjigj se “Trageti është mbajtur në ato kushte me porosi të ministrit të Transproteve që të bëhej i parrezikshëm qoftë për bregun qoftë për trafikun detar në atë zonë.

Kapiteni nënvizoi se nëse pala shqiptare ndërhyri në momentin kur anija u braktis nga komandanti dhe nëse anija do i afrohej bregut do shkaktonte dëme të pallogaritshme.

“Në operacione të tilla të gjithë mjetet kanë për detyrë të afrohen për ndihmë. Ofrimi i rimorkiatorëve ka qenë për ndihmë.  Kjo ka qenë ndihma e para. Meqë anija u braktis nuk ka autoritet të thotë se kush ta kapë dhe ndërhyn autoriteti ku ngjarja ndodh dhe ngjarja po ndodhte  në ujrat shqiptare.”

Dy marinaret e vdekru jane Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç.

SHKARKO APP