Norvegjezët e thërrasin policinë, ankohen që po bien borë!

Policia e Norvegjisë u kanë thënë banorëve të vendit që të mos harrojnë se jetojnë në Norvegji pasi kanë pranuar shumë telefonata në lidhje me rënien e borës.

Banorët e Agderit kanë telefonuar shërbimet emergjente me ankesa pasi bora po i vonon për punë.

Të tjerët janë shqetësuar pse nuk iu ka shkuar gazeta e mëngjesit para derës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si reagim ndaj këtyre telefonatave, policia ka shkruar në profilin e saj në Twitter: “Njerëzit po thërrasin dhe po ankohen se po bie borë dhe për këtë po vonohen në punë, apo që nuk po e marrin gazetën e tyre e të tjera si këto. Këto raportime nuk do të trajtohen me prioritet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?