Nuk pastroi borën në aksin Pogradec – Lin, procedim penal për administratorin e firmës

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :

A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Procedimi ndaj tij filloi  pasi, ky shtetas duke qenë me  detyrë pronar dhe administrator i kësaj firme, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?