Nuk shkatërruan ndërtimet pa leje, shkrihet IKMT e Shkodrёs

 Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombёtar tё Mbrojtjes sё Territorit ka shkarkuar nga detyra tё gjithё inspektorёt e degёs sё IKMT pёr Shkodrёn dhe Lezhёn. Përgjegjësi i degёs dhe gjashtё inspektorёt jane larguar nga detyra per shkak tё neglizhencёs dhe mosveprimit gjatё inspektimit tё territorit pёr ndёrtimet pa leje.

Kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici ёshtё shprehur se tashmё janё nisur nga Tirana inspektorё dhe mjete, pёr tё nderrmarrё veprime tё menjёhershme kundёr ndertimeve pa leje nё zonёn e Velipojёs, apo nё zona tё tjera ku janё vёrejtur.

Bici siguron, se pavarёsisht se vendi ndodhet nё sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do tё ketё asnjё lёshim pёr kundervajtёsit e ligjit, apo ata qё e mbyllin sytё e veshёt pёrballё shkelёsve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?