Nuk zbatuan urdhërin për tu mbyllur, gjobiten 4 institucione arsimore

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur 4 institutcione arsimore jopublike te cilat kanë shkelur urdhërin e ministrisë së Shëndetësisë duke hapur dyert e tyre për fëmijët dhe nxënësit në këtë epidemi gripale. Masa e gjobës sipas inspektoriatit  është 100 mijë leke për secilin subjekt.

Inspektoriati bën me dije se janë ushtruar kontrolle në 93 çerdhe dhe kopshte jo publike dhe 39 institucione jo publike të arsimit parauniversitar dhe universitar.

Nje javë më parë ministria e Shëndetësisë urdhëroi të gjithë insititucionet arsimore të qëndronin të mbyllura si masa parandaluese për përhapjen e epidemisë gripale. Shkelja e këtij urdhëri është pasuar me gjobë për subjektet në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Subjektet ndaj të cilëve u morën masa administrative janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Inspektorati Shtetёror Shёndetёsor, Dega Tiranё

1.  Institucioni arsimor jo publik “World Academy of Tirana”.

Inspektorati Shtetёror Shёndetёsor, Dega Vlorё

  1. Institucioni arsimor jo publik “Andersen”.

2.  Institucioni arsimor jo publik “Paperino”.

 Inspektorati Shtetёror Shёndetёsor, Dega Berat

1. Institucioni arsimor jo publik “Borëbardha”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?