Nxënës, prindër e mësues: Mësimi online i dështuar

Pandemia e Covid-19 ndryshoi gjithçka. Tashmë mësimi në të gjithë botën po bëhet online. Në Shqipëri shumë nxënës shprehen se kanë hasur vështirësi me mësimin e alternuar.

Reduktimi i orëve dhe procesi online, sipas tyre kanë cënuar orët mësimore. Edhe disa nga prindërit shprehen të shqetësuar se pandemia ka sjellë një proces të cunguar.

Nga ana tjetër edhe mësuesit e pranojnë që kufizimet kanë cënuar mësim nxënien. Isa Halilaj nga Sindikata e Mësuesve, jep alarmin për mungesën e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e mësimit virtual për stafin arsimor

Klasat e 6 deri të 11 e zhvillojnë mësimin e kombinuar mes prezencës fizike dhe procesit në distancë. Mësimi i alternuar do të vazhdojë pa afat në shumë shkolla.

SHKARKO APP