Nxënësit që humbën mësimin online ulen sot në bankat e shkollës

Sot janë rikthyer në bankat e shkollës nxënësit që nuk mundën të zhvillonin mësimin online gjatë periudhës së karantinës.

Sipas ministrisë së e Arsimit nga dita e sotme deri më 11 shtator do zhvillohen mësimet plotësuese për nxënësit e klasave 1-5 (cikli fillor).

“Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020″, thuhej në njoftim.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ndërkohë, sipas MASR mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt.

SHKARKO APP