Ogerta Manastirliu në takim me rektorët e universiteteve: Folëm për sfidat e arsimit të lartë
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka pritur për një bashkëbisedim rektorët e universiteteve në vend mbi sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët, për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit, profilizimit si dhe programet e mbështetjes studentore nëpërmjet bursave në programet prioritare.
Postimi i plotë:
🎓🏫 Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, bashkëseduam me rektorët universiteteve në vend mbi sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët, për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit, profilizimit si dhe programet e mbështetjes studentore nëpërmjet bursave në programet prioritare.
Puna jonë e përbashkët do të fokusohet në ndërtimin e një oferte universitare sa më atraktive dhe konkuruese, duke zhvilluar partneritetin me institucionet ndërkombëtare dhe biznesin për të rritur kapacitetet në drejtim të kërkimit shkencor dhe inovacionit.
#VetëmPërpara➡️🇦🇱