OMONIA: Në Sarandë u hoq simboli ynë kombëtar, flamuri grek
Organizata e minoritetit grek OMONIA ka denoncuar sot heqjen e flamurit grek nga zyrat e saj në qytetin e Sarandës.
Në një njoftim për mediat, OMONIA deklaroi se ky akt është fyerje ndaj simbolit kombëtarë dhe u bënë thirrje institucioneve të punojnë për gjetjen e autorëve.
Deklarata e OMONIA:
“Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin Grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës.
Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të ‘’Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek -OMONIA’’ në Sarandë.
Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme.
Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktarët”.

