Operacion antidrogë i policisë në Shkodër

Një operacion anti drogë është zhvilluar në Shkodër, ku janë sekuestruar 65.5 kilogramë marijuane, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona.

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë Edmond Sulaj dhe se marijuana ishte në formë çokollate.

Njoftimi i policise
Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nëpërmjet jush dua të komunikoj me qytetarët e qarkut Shkodër, për sensibilizimin e tyre me qëllim bashkëpunimin akoma më shumë me Policinë për të denoncuar cdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit por dhe të çdo paligjshmërie tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e masave parandaluese dhe operacionale ndaj tentativave për kultivim, prodhim, shitje e trafikim të kanabisit, prej një jave ka nisur operacionet e kontrollit në terren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?