Operacion antidrogë me Guardia di Finanza, sekuestrohen 510 kg marijuanë-FOTO
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 00:07


Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë.
Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.


