Operacioni blic i policisë, arrestohen në flagrancë 12 persona

Pas operacionit blic që Policia e Shtetit ka nisur mbrëmjen e së premtes në akse të ndryshme rrugore dhe në ambiente , si lokale apo edhe shtëpi policia ka publikuar të dhënat e para të operacionit.
Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 12 persona, 5 për armëmbajtje pa leje, 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Në 3 raste janë kapur armë dhe municione pa leje, në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me filita të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.
Gjithsej janë kontrolluar 235 ambjente kryesisht bare,lokale nate dhe te lojërave te fatit.
Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete.
Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar në Komisariatin e  Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.
Qindra forca policore janë angazhuar në kontrolle në kryqëzime, klube, makina, banesa për armë dhe të kërkuar. Operacioni ka nisur pas një urdhëri të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në operacion marrin pjese forcat Renea, Forcat Speciale, FNSG dhe ato të Rendit. Ky operacion do të zgjasë disa ditë dhe synohet goditja e çdo elementi kriminal.

SHKARKO APP