Operacioni “Dëbora”, arrestohen 4 persona, nuk pastruan rrugët

 

 

Operacioni i zhvilluar nga Sektori Për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Sektorin Për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë dhe me Prokurorinë Pogradec ka ndaluar Administrtorin e shoqërisë “RD-2 sh.p.k”, për mirmbajtien e rrugës Qafë-Thanë – Pogrades, si dhe një punonjës i kësaj firme i pa rregjistruar.

Ndalohet Supervizori i Drejtorisë së Rajonit Jugor dhe Specialisti i Drejtorisë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë. Operacioni wshtw koduar me emrin “Dëbora”. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Korcë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec , lidhur me situatën e krijuar më datën 29 e 30 Dhjetor 2014 , ku për shkak të rreshjeve të dëborës ka pasur bllokime të rrugës në aksin Pogradec –Dogana Qafë -Thanë , kanë bërë ndalimin e shtetasëve .

 

  • Alban Abazi , vjeç 33, banues në Pogradec, administrator i firmës “RD-2” për mirmbajtien e rrugës Qafë- Thanë -Pogradec.

 

  • Artan Hoxha, vjeç 41, me detyrë Supervizor pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë.

 

  • Xhevdet Mulaj, vjeç 54 , me detyrë Specialist pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë.

 

  • Arlint Berberi , vjeç 40, punonjes pranë shoqërisë “RD-2 sh.p.k i pa rregjistruar.

 

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se :

 

Shoqëria “RD-2” është shoqëria përgjegjëse për mirmbajtien dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Pogradec – Qafë Thanë , për të cilën ajo ka lidhur kontratë me Drejtorinë e Rajonit Jugor Gjirokastër, ku një nga kushtet e kontratës është kriposja e rrugës në rastet e ngricave apo të rreshjeve të dëborës.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se më datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014 , nga ana e shoqërisë kontraktuese nga Autoriteti Rrugor , nuk është bërë kriposja e rrugës , pasi nuk disponon ansjë dokumentacion që vërteton hedhjen e kripës në rrugë, si dhe nuk është vendosur sinjalistika rrugore lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.

 

Nga ana e Adminsitratoit të shoqërisë “RD-2”, është shmangur kryerja e veprimeve mbikqyrëse nga drejtuesja teknike e firmës.

Këto veprime të kryera nga Shoqëria “RD-2” , dyshohet se janë kryer me qëllim përvetësimin e pagesave në lekë nga autoriteti kontrakor pa kryer punimet sipas kontratës.

 

Gjithashtu nga veprimet e kryera rezultoi se shoqëria “RD-2” ka punësur edhe persona të tjerë të pa rregjistruar në organet përkatëse shtetërore për zbatimin e kontratës së sipërcituar.

 

Supervizori pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë, Artan Hoxha ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqrisë “RD-2”, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

 

Specialisti pranë Drejtorsë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë Xhevdet Mulaj, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kryer asnjë akt inspektimi formal ndaj shoqrisë “RD-2”, me qëllim njoftimin e autoritetit më të lartë për pamundësinë e firmës kontraktore në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

 

Arlint Berberi, punonjës pranë shoqërisë “RD-2 shpk”, i pa rregjistruar,ka konsumuar elemëntë të veprës penale “Fallsifikim të dokumentave “, pasi ka fallsifikuar dy fatura tatimore në emër të subjektit “RD-2” me adminsitator shtetasin Aban Abazi.

 

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për përgjegjësinë penale të personit juridik “Shoqëria RD-2 sh.p.k”, si dhe për proceduarat e tenderimit të drejt- përdrejtë të zhvilluara nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesmarrjes në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit PENAL.

 

SHKARKO APP