Operacioni – Sekuestrohet 180 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve dy shqiptarë

Policia italiane e komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar një operacion antidrogë.

Gjashtë persona janë arrestuar, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, një shtetas spajnoll, si dhe 3 italianë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 180 kg marijuanë të fshehura mes ngakesës me kashtë në një kamion me targa spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy shtetasit shqiptarë kishin në zotërim një cantë me 50 mijë euro cash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjashtë personat janë arrestuar në periferi të qytetit të Aprilias e ka qënë shoqërimi i kamionit nga ana e disa automjeteve që ka shkaktuar dyshimin e forcave italiane të rendit.

Gjatë natës janë kontrolluar të gjitha banesat e shtetasve italianë si dhe atyre shqiptarë të arrestuar e rezidentë në shtetin italian.

Gjatë mesditës pritet që zëvendës komandanti i policisë z.Antonio Galante, të jap një konferencë shtypi ku do të zbadhen detajet e këtij operacioni si dhe identiteti i personave të arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?