Operohet aktori Robert Ndrenika, e bija: Është mirë

Aktori Robert Ndrekika është operuar dhe ka kaluar me sukse operacionin në zemër.

Ndrenika i është nënshtruar tre by-passeve në QSUT dhe aktualisht është ne reanimacion.

“Ai është mirë tani dhe ka kaluar në reanimacion. Mund të rrijë një javë në spital por ende nuk na kanë thën se kur do të dalë”, tha Djana Ndrenika, e bija e aktorit të njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Ndrenika u shtrua pak ditë më parë në spital për shkak të komplikacioneve që kishte ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kishte festuar edhe 73 vjetorin e lindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të problemeve shëndetësore të Ndrenikës Teatri Kombëtar shtyu edhe premierën e veprës “Tartufi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?