Opozita në protestën e 20-të para Bashkisë së Tiranës

Ashtu siç ishte parashikuar, opozita ka zhvilluar protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa probleme. Kanë mbajtur fjalën para mbështetësve të tyre, disa përfaqësues të opozitës: Dorjan Teliti, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.

Me mbrojtjen e qytetit të Tiranës ju lartësojmë ju, PD dhe qytetarët. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak, është e thirrur nga opozita është në shërbim të qytetarëve pa bindje politike, socialistë e demokratë. Të gjithë vidhemi njësoj.

Garantojmë SPAK, se ato para që po i gjen dot, i ka gjetur dhe do vijojë ti gjejë grupi i ekspertëve dhe opozita. Do të demaskojmë këdo që rreshtohet krah hajdutëve e banditëve”, tha Këlliçi.

Kjo është protesta e 20 që opozita zhvillon kundër bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

SHKARKO APP