“Ora e Dëgjesës”, organizimi i ri politik i Ramës!

Detaje të reja janë bërë publike nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi të shtunën me deputetët dhe drejtuesit e strukturave organizative të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, ku në fokus ishte organizimi i sezonit të ri politik.

Një nga risitë e prezantuara gjatë mbledhjes ishte nisma e quajtur “Ora e Dëgjesës”, e cila synon të krijojë një komunikim më të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të PS-së dhe qytetarëve. Sipas ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, deputet i qarkut Tiranë, kjo do të jetë një kohë e dedikuar, ku deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë të disponueshëm për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, për të marrë përsipër trajtimin e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje konkrete.

Gjatë takimit u diskutua edhe koncepti i “Pranisë Besnike”, që sipas drejtuesve socialistë nuk matet me numrin e aktiviteteve apo takimeve të zhvilluara, por me aftësinë për të dëgjuar qytetarët dhe për të ndjekur deri në fund zgjidhjen e problemeve të tyre. Sipas këtij modeli, çdo kërkesë e marrë duhet të trajtohet dhe çdo qytetar të marrë një përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Rama e cilësoi mbledhjen si një hap të rëndësishëm në përgatitjen e Partisë Socialiste për sezonin e ri politik, duke e lidhur atë me metodologjinë e “BESËS”, konceptin e “Pranisë Besnike” dhe sistemin e ri “PasqyrAlbania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në diskutime u prek edhe situata në Bashkinë e Tiranës, pas çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe debateve të krijuara për funksionimin e institucionit. Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së kanë nisur në të gjitha qarqet prezantimin e modelit të ri organizativ, duke u mbështetur në një dokument të unifikuar që shpjegon mënyrën e zbatimit të nismës.

Dokumenti u kushton rëndësi edhe mënyrës së komunikimit publik, duke kërkuar që përfaqësuesit e PS-së të fokusohen te sqarimi i qytetarëve dhe përballja me perceptimet e krijuara në opinionin publik, si pjesë e strategjisë së re politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?