Ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Shqipëria ka kaluar me orën verore dhe akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës 27 mars 2022.

Do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 ore pas.

Edhe si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita ka filluar të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

SHKARKO APP