Organizata punësoi 2 kolumbianët të përpunonin kokainën e pastër
Në orën 11:10 minuta policia e shtetit doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e koduar “Xibraku” ku u shkatërruar një organizatë e trafikut të drogës. Prej disa kohësh policia e shtetit po hetonte këtë trafik droge.
“Ishte një grup i strukturuar me shtrirje ndërkombëtar nga Amerika Latine në Ballkan me destinacion Europën Perëndimore.
Grupi siguronte substancën e lëndës narkotike dhe më pas përpunohej të nxirrej kokainë e pastër dhe më pas nxirrej në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas.
Me qëllim përpunimin e saj organizata kishte punësuar 2 kolumbianë” tha Genti Mullai zëdhënësi i Policisë së shtetit