OSHEE dhe policia nis aksionin, 3 biznesmenë përfundojnë në polici. Ja zonat nën kontroll

Grupet e Task Forces në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.

Në Tiranë, kontrollet janë fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Si rezultat i këtij aksioni në të tre rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 persona, tre prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjise elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin.

Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?