OSHEE informacion për furnizimin me energji elektrike: Ja zonat problematike

Operatori i Shpërndarejs së Energjisë Elektrike ka dhënë informacion për situatën e furnizimit me energji elektrike si pasojë e motit të keq. Sipas OSHEE numri i fiderave me defekt është reduktuar në 17, ndërsa po punohet për rikthimin e energjisë elektrike edhe ne zonat ku ka probleme.

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë
:, Qesarake pjeserisht, Pjeserisht Sauk, Zona prane Ish Komb Misto Mame, Pjeserisht Zalle Bastar, Tufine Pjeserisht, Pjeserisht Paskuqan.

Rajoni Durrës
: Pjesa Perendimore Spitalle, Pjeserisht Golem/Kavaje. .

Rajoni Elbasan:
Lunik Pjeserisht; Kodovjat Pjeserisht, Labinot pjeserisht.

Rajoni Berat
: pjeserisht Potom/Skrapar; Pjeserisht Roshnik/Berat.

Rajoni Fier: Pjeserisht Dukas, Pjeserisht Pojan..
Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina); pjeserisht Velcan/Korce.

Rajoni Gjirokaster: Pjeserisht Zagori.

Rajoni Shkodër: Shengjin, Qelez, Kelmend.

Rajoni Kukës: Pjeserisht Cernaleve, Zaje, Pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan, Surroj.

Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme, Pjeserisht Bardhaj, Pjeserisht Fan, Shupemze, Lagja 6 ne Lac.

Aktualisht energjia eshte kthyer ne nje pjese te madhe te rajoneve dhe aboneteve. Duke u krahasuar me pikun e mungeses se energjise, e cila ishte e lidhur me pikun e kohes se keqe ne dt 06.01.2016, theksojme se eshte rithyer energjia tashme ne gati 82% fiderave te abonenteve.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?