OSHEE: Tre mijë punonjës po riparojnë dëmet e motit, PD-ja te mos llomotis

Pasi informon se 3 mijë specialistë të energjitikës kanë qënë në krye te detyrës natën e ndërrimit të vitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka kërkuar sot partisë kryesore të opozitës, PD-së, që më mirë të heshtë lidhur me problemet e energjisë elektrike, pasi kompania tashmë është duke punuar për të ndrequr pikërisht ato dëme që iu shkaktuan sistemit gjatë qeverisjes së saj.

Përkundër deklaratave të PD-së lidhur me mungesën e energjisë elektrike në shumë zona të vendit më 31 dhjetor si dhe me ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike, që sipas PD-së është rritur, OSHEE i ka dërguar një falenderim “të gjithë shtetasve shqiptarë, që besojnë se vetëm duke paguar energjinë elektrike mund të përmiresohet furnizimi dhe të investohet në rrjet e njëherësh, edhe 3 mijë punonjësve të saj, që gjatë ditëve të ndërrimit të viteve ishin në krye të detyres, larg familjeve dhe të afërmve të tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?