Rama ka një mesazh për trazirat në vend

Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë dhe nga sot në disa qytete të vendit, kryeministri Edi Rama përcjell një mesazh për Shqipërinë, duke shprehur besimin se vendi nuk mund të kthehet më pas. “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shprehet Rama.

Mesazhi vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa studentë dhe të rinj kanë dalë në protesta të forta prej 4 ditësh, duke kërkuar ndryshime dhe dorëheqjen e kryeministrit, edhe pse ky i fundit është shprehur se nuk e jep dorëheqjen. Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private.

Ditën e enjte, në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama theksoi se nuk do të lejojë që situata e tensionuar dhe aktet e dhunës të pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një moment kur protestat vijojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë, ndërsa integrimi evropian mbetet një nga objektivat kryesore politike të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

”Orë të vështira”, Rama për trazirat në Tiranë: Këto s’janë duart e studentëve, kjo katrahurë do të paguhet

Rama shkon te një biznes i djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, nuk bëjnë ata akte të tilla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?