Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 11:03 Nations League/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest, ja arsyeja Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, më 15 nëntor, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama shkon te një biznes i djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, nuk bëjnë ata akte të tilla

Rama shkon te një biznes i djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, nuk bëjnë ata akte të tilla

Aktualitet
E premte, 16 Tetor 2026 08:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Rama ka reaguar në Facebook pas protestës së zhvilluar pranë Kryeministrisë, ku një kioskë u dogj plotësisht.

Në mesazhin e tij, Rama u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve për durim, duke theksuar se kjo situatë do të kapërcehet dhe se Shqipëria do të dalë prej saj më e fortë dhe më e vetëdijshme për sfidat e përbashkëta.

Mesazhi i plotë i Kryeministrit Edi Rama: 

Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, e djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të zakonshme, të prindërve të zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për shtruar tryezën me ndershmëri.

Dua t’i them të gjithë atyre që sot janë me lot në sy përpara gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm, se sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them të mos e harrojnë që përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ja dolëm, ja dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda jetojnë në shtëpi më të mira, jetojnë në shtëpi më të forta.

Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë. E gjitha kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që pastaj në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore nuk kanë të bëjnë fare me ju. Nuk kanë të bëjë fare me problemet tuaja, nuk kanë të bëjë fare me zgjidhjet që ju keni nevojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si mund të nxirren të miturit në rrugë? Si mund të nxiten të miturit, të vënë maska, të shkulin trotuaret që shtrohen dhe mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën tjetërkujt? Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim në fakt që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se e kujt është prej 30 e kusur vitesh, sot mbështetet dhe nga duart të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejtë, të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për t’u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së bashkuar europiane, që nuk e duan Shqipërinë aty ku ajo do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar.

Mund t'ju interesojë

Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rrezikshëm për banim

Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rr...

Para 8 minutash
Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Para 33 minutash
Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Para 41 minutash

Nuk e duan Shqipërinë të lirë në zgjedhjen e saj të lirë, për të qenë aty së bashku me popujt e tjerë, së bashku me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull, sapo Shqipëria afrohet më shumë drejt asaj ambicieje, drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi! E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është një provë, është një sprovë, është një test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara krejt artificiale.

Ndërkohë që po, studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, prindërit e tyre kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ndërkohë që po, problemet janë aty, duhen adresuar, ndërkohë që po jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë, aq sa mundemi, duke përpjekur çdo ditë të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë.

Mos harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu, e kemi sjellë Tiranën deri këtu dhe këtë nuk e ka sjellë as koha, nuk e kanë sjellë as rrethanat apo rastësia, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse për të ecur përpara dhe kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Gabon sepse të përkulesh përballe dhunës për pakëz qetësi do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pakëz qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjëkund.

Motra dhe vëllezër durim, durim se dhe kjo do kalojë. Durim se pasi kjo të kalojë do të dalim siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë dhe më të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nations League/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest, ja arsyeja
Para 1 minute

Nations League/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest, ja arsyeja

Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rrezikshëm për banim
Para 8 minutash

Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rrezikshëm për banim

Zbardhet shkaku i vdekjes së futbollistit Jesus de Miguel, autopsia konfirmon …
Para 12 minutash

Zbardhet shkaku i vdekjes së futbollistit Jesus de Miguel, autopsia konfirmon …

57 fitore në 15 muaj, Arsenali i Artetës me ritëm të frikshëm
Para 24 minutash

57 fitore në 15 muaj, Arsenali i Artetës me ritëm të frikshëm

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 16 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 13 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 13 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

4 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 12 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.