Paditen 11 zyrtarë, nuk deklaruan pasurinë

ILDKP depoziton në organin e Prokurorisë kallëzimin penal për 11 zyrtarë pë mosdeklarimin e pasurisë apo fshehjen e saj.

Sipas një deklarate për mediat, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprat penale të parashikuara nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

– Margret Plloçi, për funksionin Inspektor i Lartë, ILDKPKI

– Jetnor Gjoka, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Jonida Spahija, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave

– Manushaqe Kromollari, për funksionin Përgjegjës Operacionesh, Drejtoria Përgjithshme e Doganave

– Ylljon Hasanaj, për funksionin Drejtor, Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, Shkodër

– Ritvan Hebaj, për funksionin Drejtor, Bordi i Kullimit, Shkodër

– Fatmir Qeleposhi, për funksionin Oficer Ndërlidhës, Ministria e Mbrojtjes

– Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave

– Arben Lekaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Adem Halilaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Mbrojtjes.

SHKARKO APP