Pagesat e paaftësisë, pezullohen nga detyra 8 zyrtarë të Komisionit Mjekësor

Pezullohen nga detyra 8 zyrtarë të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë në Fier (KMCAP), pasi dyshohen për shpërdorim detyre.

Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë të ditur se me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata ka vendosur masën “pezullim nga detyra” për 8 zyrtarët e KMCAP-­së: Eljona Zilja, Arnisa Sulejmani, Jovan Prifti, Flamur Kadiu, Merita Alimadhi, Novruz Çaushaj, Ervin Llakatura, Andrea Dollaku.

Sipas prokurorisë, këta zyrtarë kanë kualifikuar si persona që përfitojnë pagesë paaftësie shtetas të ndryshëm, të cilët nuk plotësonin kriteret përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, të dyshuar janë edhe tre ish­punonjës të Komisionit Mjeko­Ligjor, të cilët janë larguar pak kohë më parë nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe Shërbimi Social Shtetëror Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?