Pako me drogë mes këmishave, kapet ngarkesa në portin e Durrësit
Një sasi prej 130 kg kabanis sativa është sekuestruar në portin e Durrësit ndërsa është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit ku u gjet droga. Në kërkim u shpall pronari i firmës së konfeksioneve i cili dyshohet se është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë”
Pakot me drogë ishin fshehur mes pakove me konfeksione që do të dërgoheshin në Itali.

Në pranga përfundoi shoferi Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Policia informoi sot: “Më datë 23.09.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”
Hetimet mbi pronarin- Eshtë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin: A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë”

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

KOHA JONË SONDAZH

