Paloka i përgjigjet Ramës: Pas 8 vitesh dështimesh dhe 7 miliardë dollarëve të vjedhurvazhdon ende me përralla. Më 25 prill Shqipëria fiton
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra pasditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Durrës, ku ironizoi programin e PD.
Paloka shkruan se gjatë qeverisjes së PD-së pensionet u rritën 67%, ndërsa gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën me 18%. Ai i quan 8 vite dështime dhe e akuzon Ramën për vjedhjen e 7 miliardë dollarëve.
POSTIMI I PLOTË
Rama paska “ironizuar” programin e PD nga Durrësi! Sa për kujtesë, gjatë qeverisjes së PD-së, pensionet u rritën 67%. Gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën vetëm me 18%, edhe pse Rama rriti taksat.
Pas 8 vitesh dështimesh dhe 7 miliard dollarëve të vjedhur, Rama vazhdon ende me përrallat e tij për atë se çfarë do të bëjë.
Pas 8 vitesh dështimesh, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë.
Ne mundemi.
Në 25 Prill vetëm ne sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.