Paloka: Pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti s’kanë pse sorollaten nga shteti
Drejtuesi politik i PD-së në Durrës, njëherësh dhe kandidat për deputet, Edi Paloka ka zhvilluar sot një takim prezantues në Gramëz të Krujës, ku edhe u njoh me shqetësimet e banorëve të zonës. Ai theksoi se pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti duhet t’i marrin lekët në dorë dhe se nuk kanë se pse të sorollaten sipas tij nga shteti.
”Nuk është hera e parë që unë jam këtu dhe dikush më pyeti nëse ka ndryshuar diçka nga fusha këtu në Gramëz. Fatkeqësisht as nga fusha, as nga Shqipëria nuk ka ndryshuar gjë për mirë, jemi në vend-numëro për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka. Madje ka vende ku kemi bërë dhe prapa”, theksoi ai, duke shtuar se varfëria dhe emigrimi, janë shqetësimet kryesore gjatë viteve të fundit.
Paloka ironizoi qeverinë me faktin që opozita është aq konstruktive sa i tregon qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Gjithashtu nuk mbetet pas as identifikimi i vendit me krimin ne mediat e huaja, gjë për të cilën Paloka theksoi se ka vende të cilat duan të rikthejnë vizat me Shqipërinë vetëm për këtë arsye.