Paloka ”thumbon” blegtoren: Lidhja me projektin e Ramës…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për Rigertën që përloti dje Kuvendin me fjalimin e saj të ndjerë për problematikat e zonave malore dhe fshatrave shqiptar. Sipas Palokës, është e çuditshme se si zonja erdhi në një aktivitet që përkon me nisjen e projektit ”Rilindja Rurale”. Për të, kjo është një skemë për të fshirë vjedhjen e miliona euro-ve. Më tej nënkryetari i PD-së, shkruan se: ”Rigerta Loku ka qenë kandidate për deputete në listën e Bamir Topit, për qarkun e Lezhës në vitin 2013-të, aleat me Ramën”.

Statusi

Miqtë e mi, shoh që vazhdon debati për gruan që foli në të ashtuquajturin Parlament Rural. Unë bëra vetëm disa pyetje për mënyrën se si u gjend zonja në një aktivitet të organizuar nga Ruçi e pikërisht në momentin kur Ramës do i duhet të justifikoj miliona euro, që do të hidhen për projektin e ri të vjedhjes që Rama e quan ”Rilindje Rurale”. Me një kërkim të përciptë në internet, zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Në 2013 Rigerta Loku, rezulton në listën e Bamir Topit për deputete në Lezhë, në koalicion me Edvin Ramën. Të tjerat gjykojini vetë. Ka dhe një emision në një televizion publik, ku i nxjerrin njerëzit të qajnë artificialisht…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?