FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamje nga televizioni malazez gjatë shpërthimit të tritolit në Shkodër

Nga Vlora në Shkodër Shqipëria është kthyer në arenë përplasjesh të bandave kriminale.

Një ekip i televizioni RTCG i Malit të Zi, ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në Shkodër, vend ku ishin edhe zyrat e një shoqate shqiptare-malazeze. Sipas këtij televizioni një “sulm me bombë në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e 8 personave, prej të cilëve tre ndodhen në gjendje shumë të rëndë…”.

Lajmi jepet nga rrjeti televiziv malazez RTCG.  Eksplozivi – thuhet në njoftim – i vendosur mbi një motor ka shpërthyer pranë zyrës së minoritetit serbo-malazez që ndodhet në qendër të qytetit. Sipas policisë shqiptare, ky sulm drejtohej kundër një biznesmeni vendor Lulzim Kulla, i cili ishte shënjestra e atentatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpërthimi ka ndodhur kur ne po intervistonin tregtarët në rrugë. Pastaj situata u bë kaotike. Kishte shumë vetë të plagosur. Ne nuk dinim për ku të vraponim. Ishte e çuditshme që nuk pati shumë të dëmtuar. Më vonë morëm vesh se shënjestra ishte një biznesmen vendor” ka raportuar një korrespondente e RTCG.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?