Pamje shokuese, ISIS në Libi tërheq zvarrë me veturë të burgosurin e dyshuar për spiunim

 

ISIS duket se nuk ka të ndalur me veprat mizore, pasi së fundmi ka realizuar edhe një video shokuese në të cilën shihet se si një burrë për të cilin dyshohet se ishte spiun, tërhiqet zvarrë me veturë derisa vdesë nëpër rrugët e Libisë, shkruan DailyMail.

Videoja e postuar në internet shfaq një burrë i cili është i lidhur për këmbë në pjesën e pasme të një veture, e cila vazhdimisht e tërheq derisa vdes nga plagët e marra, transmeton lajmi.net.

Pjesëtarët e grupit terrorist ISIS e kishin veshur viktimën me një kostum ngjyrë portokalli, i dizajnuar për të kopjuar uniformën e të burgosurve në Gjirin e Guantanamos.

Sipas medieve libiane, burri me mjekër dhe me flokë të shkurtra që tërhiqet zvarrë, besohet të jetë një 43-vjeçar me emrin Rushdi Aggela Omran Al-Masouri.

SHKARKO APP