Pamjet e rënda nga atentati mafioz/ Me plumb në kokë e kufje në vesh, momenti kur Hekuran Billa nxirret i pajetë nga automjeti

Pamje të rënda kanë dalë nga vrasja e 40-vjeçarit Hekuran Billa, të cilit iu bë atentat mafioz mbrëmjen e kaluar në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

Nga fotografitë e shkrepura nga agjencia fotografike e lajmëve, LSA, vihet re qartë se ishte me kufje në vesh kur u qèllua me plùmb në kokë.

Fotografitë janë shkrepur menjëherë pasi uniformat blu po e nxirrnin trupin e pajetë nga automjeti tip “BMW X6”, me targa të huaja.

Hekuran Billa kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe autorët të cilët ende nuk janë identifikuar e kishin ruajtur gjatë gjithë kohës, derisa kanë gjetur momentin më të përshtatshëm për të ekzèkutuar.

Ndërkohë ILD-ja ka nisur hetimet për vrásjen e Hekuran Billës, i cili u vra në një atentat mafioz mbrëmjen e kaluar, por ishte dënuar me burg të përjetshëm në Angli, por shëtiste i lirë në Shqipëri.

Gjykata shqiptare ia konvertoi burgimin e përjetshëm me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej.

Pasi mori këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për t’u liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.

Megjithëse ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje në Angli, Hekuran Billa, gjyqtari i Apelit Lefter Jahaj i hoqi dënimin përjetë duke e dënuar me 25 vite përfundimisht, ndërsa gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha i fali 5 vite duke e liruar me kusht.

Në 13 maj 2014 gjyqtari Altin Abdiu vendosi të njohë dënimin me burgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli. Ndërsa në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Në vendimin e tij gjykata thotë se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e arrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.

Mirëpo nga kjo periudhë e deri më sot, Billa edhe sikur të ketë qëndruar në qeli ka vuajtur gati 15 vite burgim, duke bërë që atij i kishin ngelur dhe 10 vite burgim për të vuajtur.

Këtu ka ndërhyrë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha që i ka njohur uljet nga amnístia dhe në fund i ka kaluar 5 vite duke e liruar me 5 vite në shërbim prove. Hekuran Billa është liruar në muajin shkurt 2019 nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Burimi: Faxweb.al

Fax News - Momenti i nxjerrjes së viktimës Hekuran Billa

SHKARKO APP