Pamjet nga fluturimi me avion Rinas-Kukës, Rama: Më keni sharë shumë në Facebook? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga fluturimi me avionin e ‘’Air Albania’’ nga Rinasi në Kukës, me emigrantët nga Londra. Një prej emigrantëve i thotë Ramës se e ka shtëpinë 10 kilometër larg aeroportit, teksa i ka treguar bluzën ngjyrë blu. Rama i thotë se është në rregull, ndërkohë e pyet nëse e ka sharë në Facebook apo jo. Po ashtu kreu i qeverisë ka njohur në avion edhe një emigrant me emrin Edi Rama, të cilit i tha se ai është Edi Rama i PD, kurse vetë kryeministri i PS.

SHKARKO APP