Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit.

Në një postim të publikuar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thuhet se në këtë ngjarje do të diskutohen të gjitha arsyet që e bëjnë vendin tonë një destinacion turistik mjaft të dëshiruar.

Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, partnerë, turoperatorë dhe hotelierë përmes performancave artistike dhe paneleve të diskutimit, ofertave turistike dhe takimeve do të prezantojmë përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik të shumëdëshiruar.

Me 190 vende pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozues në ITB Berlin, ShqipëriaTuristike do të jetë sërish në qendër të vëmendjes globale”, shkroi Kumbaro në Facebook.

SHKARKO APP