Panariti bankave: Të pezullohen këstet e kredive për fermerët e përmbytur

Ministri Panariti në një letër zyrtare drejtuar Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë në vend ka kërkuar që të pezullohen pagesat e kësteve të kredive për bizneset agro-ushqimore dhe për fermerët e prekur nga përmbytjet.  

Të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga përmbytjet do të kenë lehtësime nga shteti për përballimin e situatës.

Në letrën zyrtare drejtuar bankave, Panariti ka kërkuar që të ketë pezullim të kësteve të kredive për një periudhë 1-2 vite, si dhe heqjen e penaliteteve për vonesat në këto biznese.

Për të gjithë të prekurit nga përmbytja Panariti ka kërkuar rishikim të kushteve të kredisë. “Kjo është e vetmja mënyrë për ti ardhur në ndihmë fermerëve dhe bizneseve të dëmtuara,”- u ka shkruar Panariti bankave.

SHKARKO APP