Panariti: Përmbytjet do vijojnë, po s’u çliruam nga ndërtimet e paligjshme

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha sot se nëse nuk do të kemi çlirim të zonave urbane , përmbytjet në vendin tonë do të vijojnë të jenë problem edhe në vitet e ardhëshme.

Gjatë një konference për mediat, Panariti tha se ndërtimet e paligjshme kanë bllokuar kanalet kulluese , duke sjellë përmbytje në përmasa të tilla.

Ministri Panariti nënvizoi gjithashtu se përmbytja e tre ditëve në jug të vendit ishte një fatkeqësi natyrore, dhe vuri theksin në sensibilizimin e popullatës që jetojnë në në afërsi të zonave të rrezikuara të largohen prej tyre derisa të kalojë rreziku.

Ministri i Bujqësisë shtoi edhe se në zonat e rrezikura kërkohen ndërhyrje afatgjatë dhe emergjenete, si në jug edhe në veri të vendit me qëllim që në të ardhmen të mos përballemi me situate të tilla si kjo e fundit që u përmbyt Jugu i vendit dhe rrezikohet edhe Veriu.

SHKARKO APP