Panuçi drejt kombëtares shqiptare
Ish-mbrojtësi i djathtë i ekipit të “Milanit”, italiani Cristian Panuçi, pritet të zyrtarizohet pasues i Ganni De Biasit në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.
Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se ish-krahu i djathtë i Fabio Capelos është më pranë marrjes së kreut të pankinës kuqezi.
Ai nuk ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare si trajner dhe pikërisht për këtë edhe pretendimet e tij për pagën kanë qenë të limituara. Në garë për stolin kuqezi ishte deri në momentin e fundit edhe ish-trajneri i Napolit dhe i shumë skuadrave të tjera në Seria A, Luigi “Gigi” De Canio, 59-vjeç.
Kush është Cristian Panuçi
1993- 1997 kalon si mbrojtës i djathtë i Milanit të famshëm të Kapelos. merr gjashtë trofe mes të cilave edhe ligën e Kampioneve
Në janar ’97 bëhet lojtari i parë italian që vesh fanellën e galaktikëve të Realit. Do të shpallet edhe në Maditit kampion Europe pas ka fituar një superkupë
Korrik 99 kalon tek Interi i Marçelo Lipit
Gusht 2000 kalon tek Çelsa por luan vetëm 8 ndeshje
Janar 2001 bëhet lojtar i Monaco
Por po atë vit shkon tek Roma ku nuk lë ndonjë gjurmë të madhe
Karrierën e ka mbyllur në vitin 2010 tek skuadra e Parmës
Ka luajtur 57 ndeshje me kombëtaren italiane ka shënuar 4 gola
Si trajner i parë ka vetëm eksperiencë të shkurtër dy sezone në Serie B (34 ndeshje) me Livornon.


