Papa Françesku: Bashkëjetesa fetare është e mundur. Shqipëria, shembull i saj

Në kulmin e debateve për rolin e feve në shoqëri, pas sulmit terrorist në Francë, Papa Françesku ka thënë se bashkëjetesa fetare është e mundur të arrihet. Dhe për këtë, ai ka marrë si shembull pikërisht Shqipërinë.

“Një dëshmi të vërtetë se kultura e bashkëjetesës është e mundur, unë e kam provuar gjatë vizitës sime në Shqipëri. Një komb me të rinj, të cilët janë shpresë për të ardhmen.

Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve në historinë e tyre, shqiptarët janë karakterizuar nga ‘bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një klimë të respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve. Është një shenjë e rëndësishme, që një besim i sinqertë në Zot gjeneron dialog, i cili vepron për të mirën e të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dhuna lind gjithmonë nga mistifikimi i fesë, me pretekstin e projekteve ideologjike, që kanë si qëllim të vetëm dominimin e njeriut mbi njeriun”, është shprehur Papa Françesku gjatë një takimi me përfaqësitë diplomatike të akreditura në Vatikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?