Papa Françesku: Edhe liria e shprehjes ka kufij.Shaje nenen time dhe ke grusht fytyres!

 “Ekzistojnë kufijtë kur është në pyetje liria e shprehjes, veçanërisht kur është fjala për ofendimin apo përqeshjen e një feje tjetër”, ka thënë Papa Françesku duke komentuar sulmin ndaj revistës satirike "Charlie Hebdo" në Paris, gjatë një bisede me gazetarët në avionin në udhëtimin për në Filipine.

Kreu i Vatikanit ka thënë se liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta themelore e njeriut, por edhe obligimi i shprehjes së mendimit të dikujt për të mirën e përbashkët. Por, siç tha, ekzistojnë kufijtë. Si shembull ka marrë Albert Gasparrin, përgjegjës për organizimin e vizitave të Papës, i cili qëndronte pranë tij. "Nëse miku im i mirë dr. Gasparri thotë ndonjë fjalë të keqe për nënën time, atëherë ai duhet të presë goditje! Kjo është normale. Nuk duhet të provokoni. Nuk duhet të ofendoni fenë e njerëzve tjerë. Nuk mund të bëni shaka në llogari të fesë së të tjerëve", ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Papa Françesku.

SHKARKO APP